Monaco ka arritur të fitojë derbin e xhiros së 26-të në Ligue 1, të dielën duke e mposhtur kampionin në fuqi Paris Saint-Germainin me rezultatin 2:0.
Udhëtuesit shënuan qysh në minutën e gjashtë me Sofiane Diop për të kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1:0.
Parisienët pas golit të pësuar morën iniciativën duke rrezikuar me Kylian Mbappen dhe Moise Kean por pa sukses.
Në pjesën e dytë rastet i kishin vendasit por golin e shënuan mysafirët. Në minutën e 51-të Guillermo Maripan dyfishoi epërsinë në 2:0.
Deri në fund të ndeshjeve futbollistët e Monacos, arritën të menaxhonin mirë epërsinë e krijuar për të marrë tri pikë të mëdha në këtë përballje.
Pas kësaj humbje PSG-ja, është në pozitën e tretë me 54 pikë, ndërsa Monaco në vendin e katërt me 52 pikë.