Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj ishte titullar te Benevento që arriti barazim të madh ndaj Romës. Ndeshja e të dielës mbrëma i takoi xhiros së 23-të të kampionatit italian, Serie A.
Hetemaj luajti deri në minutën e 78-të dhe dha kontribut për pikën e fituar.
Benevento është e 15-ta me 25 pikë. Po bën hapa të rëndësishëm drejt sigurimit të ekzistencës në elitën italiane. Roma është e treta me 44 pikë.