Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre.
“Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill”, tha Bardhi duke shtuar se “PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot kryesore të studimeve, si një prej arsyeve që i detyrojnë të rinjtë të largohen”, tha ai.
“Kostot e studimeve, janë një prej arsyeve që i detyrojnë shpesh të largohen, me shpresën që të nxjerrin paratë e harxhuara teksa ishin studentë, për të cilat, familjet e tyre shpesh kanë hyrë edhe në borxhe. Është për të ardhur mirë që këta të rinj nga gjithë qarku i Elbasanit po i shtojnë aftësive të tyre edhe një gjuhë të huaj si gjermanishtja, por ne jemi të angazhuar që të sjellim këtu kompani, investime e sipërmarrje gjermane dhe europiane, që ata të kenë mundësi të punojnë në qytetin e tyre, me paga të mira, të mos braktisin vendin dhe familjet”, tha Bardhi.