Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit më e larta në rajon

 2,213 total views,  1 views today

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit.

“Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit, punë e kryer për së mbari”, thekson Kryeministri Rama duke publikuar pamjet nga ndërtimi i urës.

Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe cilësohet si më e larta në rajon, 152 m. Ajo lidh dy tunelet T5 dhe T6 në dy shpatet e malit.

Ura përbëhet nga konstruksion metalik në një hark rihter. Ka 27 kolona paralel në të dyja anët e urës, të cilat ngrihen drejt lart. Ura ka një gjatësi hapësirë drite 160 metra, pjesa e kalueshme mbi konstruksion metalik është 220 metra, ndërkohë që vetë ura është 242 metra.

Ura e Vashës bashkon arterien e Rrugës së Arbrit që lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Rruga e Arbrit do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli./ATSH/

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •