Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vlerësuar se ndeshja kundër Atalantas sonte ishte mjaft e vështirë, por se me rëndësi është rezultati i mirë që u sigurua.
Reali triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Atalantas, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Atalanta që nga minuta e 17-të mbeti me një lojtar më pak, pasi u përjashtua me të kuq Remo Freuler. Ferland Mendy në minutën e 86-të shënoi golin e fitores për Realin.
“Ishte vështirë, por nxorëm rezultat të mirë. Nuk luajtëm mirë 10 kundër 11, por rezultati është ajo që ka rëndësi. Shënuam gol si mysafir. Kemi ende ndeshjen e dytë për të luajtur dhe duhet të fitojmë në shtëpi”, ka thënë Zidane raporton “UEFA.com”.