Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot, në mesin e tensioneve në Lindjen e Mesme, zëvendësimin e Patrick Shanahan në krye të Pentagonit me zëvendëssekretarin e Ushtrisë, Mark Esper.
“Sekretari i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme, vendosi të heqë dorë në procesin e konfirmimit të postit të tij për t’iu dedikuar familjes”, thuhej në një postim në Twitter të Trump.
Sipas së përditshmes, USA Today, FBI-ja po hetonte në kuadër të procesit të konfirmimit të kandidaturës së tij, në lidhje me akuza për dhunë në familje që datojnë në 2010 në drejtim të Shanahan, aktualisht i divorcuar.
“Unë dëshiroj të falënderoj Pat për punën e shkëlqyer dhe emëroj sekretarin e Ushtrisë, Mark Esper, si sekretarin e ri të përkohshëm të Mbrojtjes”, shkruan Trump./ATSH/