ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha prezanton programin për pronat

albnews by albnews
28 February, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha: Shqipëria me paketën anti-Covid më të ulët në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme prezantoi programin për pronat.

Kryedemokrati, teksa theksoi se ligji i kryeministrit Edi Ramës për shpronësimin është antikushtetues, shprehu një ndjesë publike në emër të PD-së, për problematikat e krijuara për këtë çështje.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Ndër të tjera Basha tha se pas 25 prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura të çështjes së pronave do e kthejnë në angazhime konkrete.

Ai shpjegoi me detaje të gjithë angazhimet e tij për procesin e kthimit dhe kompensimit real të pronave në Shqipëri duke e konsideruar ligjin Rama të vitit 2013 si një shpronësim të dytë të pronarëve të ligjshëm në Shqipëri duke u zotuar për ta shfuqizuar atë.

“Të nderuar përfaqësues të pronarëve të shpronësuar, të shoqatave “pronësi me drejtësi” dhe shoqatave të tjera të pronarëve legjitim të pronave të shpronësuar gjatë regjimit diktatorial komunist, së pari më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në këtë takim. Ky nuk është takimi ynë i parë, por është një stacion shumë i rëndësishëm pas një dialogu që ka nisur prej kohësh mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të përfaqësuesve të pronarëve legjitim të shpronësuar gjatë regjimit komunist.

Qëndrimet tona kanë qenë të qarta dhe të prera për padrejtësitë e dyfishta që rëndojnë në kurrizin e pronarëve që prej vitit 2013. Ne e konsiderojmë ligjin e qeverisë Rama një shpronësim të dytë anti-kushtetues, anti-ligjor. Dhe jemi zotuar që ditën e parë të kalimit të atij ligji se do ta shfuqizojmë atë. Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë deri në instancat më të larta të Strasburgut për të shfuqizuar çdo efekt me parapaveprim të këtij ligji ç ‘njerëzor, i cili nuk bën gjë tjetër veçse i vë një damkë të dyfishtë turpit të trashëgimisë së kundërshtarit tonë politik dhe qeverisë në ikje të kryeministrit Rama.

Damkën e parë sepse po i trajton edhe një herë pronarët legjitim si qytetarë të rangut të dytë, njësoj si gjatë diktaturës komuniste, dhe damkën e dytë të turpit se këtë po e bën jo thjeshtë dhe vetëm për motive të vazhdimësisë ideologjike, po thjesht dhe vetëm për arsye korruptive për të vazhduar zaptimin dhe tjetërsimin e pronave të pronarëve nga bregdeti në zonat urbane, nga zonat bujqësore në kullotat apo kudo tjetër dhe për të vazhduar sundimin e një grushti njerëzish, oligarkë i njeh populli, monopolist, ortak të këtij pushteti në kurriz të të gjithë qytetarëve. Të të gjithë qytetarëve pa dallime politike.

Ndaj, qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë, dhe në nisje të debatit politik për këtë çështje, unë e kam thënë publikisht dhe dua ta përsëris sot edhe një herë publikisht, ju lutem të nderuar pronarë të Shqipërisë pranojeni këtë dhe si një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të përgjegjësive tona të papërfunduara.

E them këtë me gjithë vetëdijen që jam drejtuar edhe përndjekurve politik, me vetëdijen se as të përndjekurit dhe as pronarët nuk kishin dhe nuk kanë ku ta kërkojnë drejtësinë e munguar këto 30 vite përveçse tek shtëpia e lirisë, kjo është Partia Demokratike. Edhe sikur disa prej gabimeve dhe shtrembërimeve dhe mosveprimeve mos të kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, që në fakt kanë ndodhur gjatë disa viteve të qeverisjes tonë, prapë se prapë kjo do të ishte një ndjesë e merituar sepse ne ju kemi dalë zot dhe ne duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politik.

Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve. Jam po kështu i vetëdijshëm se koha që ka rrjedhur jo vetëm që nuk i ka shëruar plagët por për vetë natyrën e plagës së pronës së tjetërsuar I ka bërë ato më komplekse, kurorat Brenda familjeve janë shtuar, proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime qoftë të hapësirave urbane po kështu dhe atyre rurale.

Ndërkohë që babëzia e pa kufi për të grabitur pronën e pronarëve legjitim nuk ka kursyer as majat e maleve e as bregdetin shqiptar. Po unë ju siguroj sot ju dhe të gjithë ata përfaqësues të pronarëve që nuk na ndjekin dot për shkak të masave anti-çova, jemi të detyruar ta bëjmë në një format të ngushtë, dhe çdo pronar shqiptar dhe çdo pronare shqiptare, se pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur me votën tuaj dhe e kryesuar nga Partia Demokratike dhe unë, do të kemi vullnetin që ndjesën për problemet e pazgjidhura dhe problemet e shtuara ta kthejmë në angazhime konkrete me një plan konkret i cili do të nisë nga zbatimi menjëherë.

Unë nuk kam marrë dhe nuk mund të marr zotime të parealizueshme apo të realizueshme pas 30, 40, apo 50 vjetësh por vetëm ato të cilat ne e dimë se me vullnet politik mund dhe duhet të kryhen, duke iu parë në sy dhe duke rakorduar bashkërisht, gjithçka, deri në finalizimin e secilit prej angazhimeve të parashikuara në planin tonë.”, u shpreh Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result