Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Intgerim ditën e sotme firmosën marrëveshjen për koalicionit. Në fjalën e saj Monika Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSi do të jenë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama.
“Bashkimi dhe konsolidimi do të jetë i domosdoshëm për të ardhme e Shqipërisë dhe shqiptare. LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë Rama. Partneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen. E di se do të ketë shumë prej atyre që LSI është një parti që rritet nga elektorati i së majtës, por një parti si ne dhe PD një parti e djathtë dua të adresoj se së pari në si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi sy intensitet me idetë e tyre.
Zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit. Së dyti jemi absolutisht të unifikuar me besimin se vendi sot është më keq. Duhet të bëjmë më shumë or të lëvizur Shqipërinë dhe shqiptarë atje ku duhet të jenë. Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria. Partneritet ynë do ti lejoj LSI që të ndjekë agjendën e saj politike.
Do të punojmë krah për krah të gjithë së bashku në çdo qytet, qark, në cdo rrugicë. Ne jemi të përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve q ëtë bashkohemi dhe të shkojmë drejt kutive të votimit. Referendumi i 25 prillit është mision kombëtar. Bashkimi i LSI me PD dhe aleatët është një sinjal i fortë”, tha Kryemadhi.