BE kërcënon veprime ligjore kundër Britanisë – “Nuk i është përmbajtur marrëveshjes Brexit”

albnews
By
1 Min Read

Bashkimi Evropian kërcënon veprim të ri ligjor kundër Britanisë së Madhe rreth ndryshimeve në marrëveshjet e tyre tregtare post Brexit.

Si pjesë e largimit të saj nga BE, Britania e Madhe ra dakord të kryejë kontrolle në mallrat që lëvizin përtej Detit Irlandez, duke shkuar nga Skocia, Uells dhe Anglia në Irlandën e Veriut. Kjo e fundit ka mbetur pjesë e tregut të vetëm të BE-së për të shmangur një kufi të fortë me Republikën e Irlandës në atë që njihet si Protokolli i Irlandës së Veriut.

Britania e Madhe kishte kohë deri në fund të këtij muaji për të paraqitur këto kontrolle, por ajo ka vendosur të zgjasë periudhën e zbatimit deri në tetor. Një lëvizje që Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE, tha se shkel marrëveshjen e tyre dhe për këtë arsye ligjin ndërkombëtar.

Maros Sefcovic, nënkryetar i Komisionit Evropian, “shprehu shqetësimet e forta të BE mbi veprimin e njëanshëm të Mbretërisë së Bashkuar, pasi kjo përbën shkelje të dispozitave përkatëse thelbësore të Protokollit mbi Irlandën dhe Irlandën e Veriut“, tha komisioneri.

“Komisioni Evropian do t’i përgjigjet këtyre zhvillimeve në përputhje me mjetet ligjore,” tha gjithashtu deklarata.

D.B – SCAN
Burimi: The Guardian

Share This Article