Messi shpallet lojtari i muajit në La Liga

albnews
By
1 Min Read

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin e lojtarit të muajit shkurt në La Liga Santander.

Ai shënoi shtatë gola dhe dhuroi dy asistime në pesë ndeshjet e muajit të kaluar të Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

Messi pati paraqitje fantastike gjatë muajit shkurt, ndërsa njolla e vetme mbetet humbja 1:4 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League midis “Camp Nout”.

Blaugranasit arritën të përmbysnin epërsinë 2:0 të ndeshjes së parë të Sevillës, për të fituar 3:0 në ndeshjen e kthimit dhe duke u kualifikuar në finale të Copa del Rey, ku do të përballet me Athletic Bilbaon. 

Share This Article