Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme, në një kohë që gara po bëhet çdo ditë e më e fortë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një videomesazh për të gjithë qytetarët që votojnë. Ai i bën thirrje atyre të votojnë dhe të reagojnë ndaj pakënaqësive që kanë.
“Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogant, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë, por i pari je ti”, thuhet ndër të tjerat në video.