Përplasje mes banorëve dhe ndërtuesve, Policia nuk ndërhyn (Video)

albnews
By
1 Min Read

Një përplasje ka ndodhur sonte në Kodër Vilë në Durrës, mes banorëve të kësaj lagjeje dhe ndërtuesve.

17 familje në Kodër Vilë në Durrës i kanë dërguar ditë më parë një peticion Bashkisë së Durrësit, pasi kjo e fundit ka dhënë leje ndërtimi në këtë zonë dhe që sipas banorëve rrezikon shembjen e banesave të tyre.

17 familjet kërkojnë pezullimin e lejes pasi rrezikon të shembet  gjithë Kodër Vila.

Banorët sot janë detyruar që të përballen vetë me ndërtuesit, për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe të ardhmen e tyre, pro policia dhe organet tjera shtetërore nuk janë parë aty, duke i lënë banorët dhe ndërtuesit, gjë që qon në mundësinë e ndonjë eksesi tragjik.

Sipas banorëve leja për ndërtim është dhënë nga Bashkia pa pyetur banorët e zonës dhe se pemët janë duke u prerë pa asnjë kusht sigurie.

Po ashtu ata kanë njoftuar se 17 familje janë pjesë e një procesi gjyqësor kundër kësaj ngjarje.

Video:

Share This Article