Shumë persona mendohet se kanë humbur jetën pasi një zjarr ka shpërthyer në qendrën e paraburgimit të imigrantëve në kryeqendrën e Jemenit, Sanaa, të dielën, raporton BBC.
Organizata Ndërkombëtar për Migracion (IOM) ka konfirmuar tetë të vdekur, por zyrtarët në agjencinë e Kombeve të Bashkuara thonë se mund të kenë vdekur deri në 30 persona.
Nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar szjarrin në këtë qendër, ku gjenden qindra imigrantë kryesisht etiopianë.
Por, një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga sauditët që po luftojnë lëvizen rebele Houthi, ka dëmtuar ndërtesat në afërsi.
Koalicioni ka kryer sulme ajrore në Sanaa, ndërsa Houthit kanë lansuar sulme me drone ndër të tjera në qytetet dhe në instalacionet e naftës në Arabi Saudite.