Basha: Me gra të forta, Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në urimin e tij, Basha shprehet se ju meritoni një qeveri që kujdeset për ju.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë. Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh. Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!”, shprehet ai.

Share This Article