Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD, jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.
Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomike të sigurojë një jetë normale, Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.
“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300 kw, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standardeve të reja të jetesës”, u shpreh Flamur Hoxha.