Agron Duka i përgjigjet ironisë së Ramës: Vezët e mija ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas deklaratave që Rama bëri sot për Dukën, kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.  

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i është kundërpërgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave që Rama bëri sot për Dukën, kandidati për deputet i ka kujtuar kohën kur bashkëpunonin duke shtuar se këto zgjedhjet kryesocialisti do të humbasë përballë opozitës së bashkuar.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…,”-tha Duka.

Share This Article