ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 2 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 2 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 2 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 2 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Pasi realizoi ëndrrën, Halimi synon shpejt të bëhet numri një te Kosova

albnews by albnews
10 March, 2021
in Show - Biz
0
Pasi realizoi ëndrrën, Halimi synon shpejt të bëhet numri një te Kosova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Betim Halimit iu realizua një ëndërr të martën. Ai edhe zyrtarisht ka pranuar ftesën për herë të parë nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll. U ftua për ndeshje kualifikuese, kundër Suedisë dhe Spanjës. Janë edhe dy ndeshjet më të forta për Kosovën në ciklin e dytë të saj kualifikues për kampionatin botëror, atë “Katari 2022”. Të parën kundër Suedisë, “Dardanët” e luajnë në Prishtinë më 28 mars, kurse pas tri ditësh në udhëtim luajnë ndaj gjigantes evropiane, Spanjës. Para këtyre dy ndeshjeve, Kosova më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” e luan miqësoren kundër Lituanisë.

Portieri Halimi e ndien veten gati për ta dhënë kontributin e tij te Kosova. Madje, ka plane edhe më të mëdha.

RelatedPosts

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

“Besoj shumë që një ditë do të jem titullar”, ka thënë Halimi të martën për KOHËN.

Halimi thotë se është nder për të ta përfaqësojë vendlindjen.

“Gjithmonë kam pasur ëndërr që një ditë të arrij të luaj për përfaqësuesen A të Kosovës. Është nder dhe privilegj për mua që më në fund erdhi kjo ditë. Shpresoj që të vij me këmbë të mbarë dhe do ta jap më të mirën për vendin tim. Kam besuar që një ditë do ta kem këtë mundësi, pasi kam punuar goxha shumë për të arritur deri në këtë nivel. Është njëra nga arritjet më të mëdha për mua në karrierë. Shpresoj ta kem shëndetin dhe të eci edhe më lart”, ka theksuar Halimi, që së fundi ka zënë vendin e titullarit te skuadra elitare e Ukrainës.

Portieri i gjatë 204 centimetra këtë edicion për Olimpik Donetskun ka luajtur gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

“Fizikisht jam shumë mirë. E kemi nisur fazën përgatitore më 11 janar dhe besoj që jam në formën më të mirë të mundshme. Gjithë potencialin tim do ta tregoj gjatë grumbullimit me Kosovën”, ka thënë Halimi.

Në fakt Halimi pati marrë ftesë nga Kosova në janar të vitit të kaluar për miqësoren që përfaqësuesja B e luajti ndaj Suedisë B, ndeshje të cilën e fitoi kjo e fundit në Doha të Katarit me rezultatin 1:0. Por lëndimi ia mohoi atij grumbullimin e mbase edhe debutimin me “Dardanët”.

Halimi është formuar si portier te Vllaznia e Pozheranit. Ai është nga Pozherani, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe për Hajvalinë dhe Dritën e Gjilanit. Te Drita

ishte në dy periudha. Te Drita ishte portier i parë. Para se t’i bashkohej Olimpik Donetskut, Halimi ka luajtur edhe për klubin e Estonisë, Narva, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e U-19 dhe U-21 të Kosovës. Me U-21 nuk ka pasur ndonjë paraqitje në ndeshje kualifikuese, ka qëndruar në stol.

Olimpik Donetskut iu bashkua në shkurt të vitit 2019, kurse ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Halimi thotë se ka plane që të bëj ndonjë lëvizje më të madhe gjatë verës.

“Edhe në klub janë ndarë të lumtur për ftesën që mora. Më kanë uruar sukses. Do të ma rrisë vlerën edhe më shumë dhe besoj që në verë do të kemi ndonjë lëvizje. Shpresoj ta mbyll mirë këtë sezon pa ndonjë lëndim dhe me paraqitje të mira. Verës besoj se do të ketë lëvizje. Ka lëvizje në atë drejtim, por do të shohim deri në verë nëse do të arrijmë marrëveshje. Nuk mund të them ende asgjë për shtetin apo klubin, sepse është ende herët”, ka thënë Halimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result