Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u takua me bizneset tek rruga e Kavajës.
Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, ku një përfaqësues biznesi u shpreh se nuk ka kaluar periudhë më të vështirë në 22 vite, Tabaku i ftoi ata t’i bashkohen ndryshimit.
Tabaku i ftoi bizneset t’i bashkohen ndryshimit në 25 Prill, në mënyrë që qeveria të jetë krah individit dhe të kujdeset për mirëqenien e tij.
“Në 5 minuta më the gjithë problemet që ka sot Shqipëria. Kjo është Shqipëria reale! Jo ajo që del nëpër grafikët që nuk ekzistojnë”, iu drejtua Tabaku qytetarit.
“Ne do të ngremë një model dhe sistem ku të vlerësohet puna. Ku të vlerësohet familja, ku të vlerësohet individi që punon dhe të largohemi nga ky modeli sot që mbron dhe vlerëson vetëm kriminelin dhe vetëm shokun e Edi Ramës. Njerëzit si ty e bëjnë Shqipërinë! Ne duam që një i ri që hap biznes të ketë mundësi, të shohë shpresë. Dua që të ngremë një model që ta mbështesim të riun dhe më të mirin”, tha Tabaku.