ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 5 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 5 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  5 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 5 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Varhelyi: Shqipëria përmbushi kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

albnews by albnews
12 March, 2021
in Albania
0
Varhelyi: Dialogu i mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi për stabilitetin e rajonit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria ka përmbushur kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, deklaroi komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Forumin Ekonomik online të Tiranës.

Ai shtoi gjithashtu se ”pandemia COVID-19 ka demonstruar se sa shumë jemi të ndërlidhur”.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

”Komisioni konsideron se të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mbi negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë janë përmbushur. Kjo falë reformave të rëndësishme në ligjin zgjedhor, shtetin e së drejtës dhe sistemin e drejtësisë duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat Komisioni po i monitoron nga afër”, deklaroi Varhelyi.

”Faleminderit për mundësinë për t’iu drejtuar sot Forumit Ekonomik të Tiranës dhe për përzgjedhjen e një teme kaq të rëndësishme për diskutimin tonë: ‘BE dhe Ballkani Perëndimor: dhënia e një premtimi të vonuar”, tha Varhelyi në fillim të fjalës së tij.

”Më lejoni ta riformuloj pak. Besoj se duhet të flasim për premtime të vonuara. Premtimi i BE-së se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë një pjesë e Bashkimit Europian dhe premtimet e partnerëve tanë në rajon për të bërë reforma themelore dhe për ta bërë këtë perspektivë një realitet.

Ju mund ta dini një fjalë të urtë hebreje që thotë: Premtoni pak dhe bëj shumë. Sikurse edhe më njihni, unë jam njeri me pak fjalë dhe më shumë njeri i veprimit. Në të kaluarën, shpesh jemi përballur me sfida nga të gjitha palët, të cilat kanë minuar besueshmërinë e premtimeve tona. Reformat shpesh kanë qenë të ngadalta, duke bërë që disa prej shteteve anëtare të BE-së të vënë në dyshim fuqinë transformuese të procesit të zgjerimit dhe të mos bien dakord për avancimin e tij. Nga ana tjetër, shumë shpesh BE ka dështuar të përgjigjet pozitivisht me një zë të bashkuar, kur partnerët kanë përmbushur premtimet për reforma”, shtoi ai.

”Për të adresuar shkaqet kryesore të këtyre sfidave ne kemi rishikuar metodologjinë e zgjerimit vitin e kaluar. Qasja jonë e re nuk komprometon asnjë nga parimet që mbështesin procesin e zgjerimit, siç është roli kryesor i parimeve, por synon të forcojë besueshmërinë, parashikueshmërinë, dinamizmin e procesit dhe t’i japë atij një drejtim politik më të fortë.

Kjo metodologji e re është reflektuar tashmë në projekt marrëveshjet negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet anëtare nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi to dhe diskutimet po vazhdojnë në Këshill. Ne po i mbështesim ato përpjekje; shpresoj që konferencat e para ndërqeveritare të mund të thirren sa më shpejt të jetë e mundur nën presidencën e Portugalisë.

Komisioni konsideron se të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mbi negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë janë përmbushur tani. Kjo falë reformave të rëndësishme në ligjin zgjedhor, shtetin e së drejtës dhe sistemin e drejtësisë, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat Komisioni po i monitoron nga afër”, deklaroi Varhelyi.

”Pandemia COVID-19 ka demonstruar se sa shumë jemi të ndërlidhur. Bashkimi Europian ka qëndruar pranë rajonit që nga fillimi dhe i ka trajtuar partnerët si shtetet e ardhshme anëtare”, theksoi ai.

”Tani për tani, fokusi ynë është në sigurimin e vaksinave në rajon sa më shpejt të jetë e mundur. Unë e kuptoj zhgënjimin që kjo po tregohet më e vështirë nga sa shpresonim. Sidoqoftë, ne jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet për t’ju ndihmuar, duke përdorur paketën prej 70 milion eurosh që kemi miratuar në dhjetor për këtë qëllim. Rajoni gjithashtu do të marrë një numër të madh të vaksinave përmes mekanizmit COVAX tek i cili BE është një nga donatorët më të mëdhenj. Në ndërkohë, ne po mbështesim rajonin për të përgatitur gjithçka për përhapjen. Ne jemi duke financuar OBSH dhe Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve për të ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për fushatat e vaksinimit dhe për të ndihmuar në konsolidimin e sistemeve shëndetësore”, deklaroi Varhelyi.

”Më lejoni ta përfundoj fjalimin tim me një fjalë të urtë shqiptare, të cilën përpiqem ta përmbush çdo ditë ”Veprat të jenë në lartësinë e premtimeve tuaja”.

Unë premtoj të bëj gjithçka mundem për t’ju ndihmuar të përparoni në procesin e pranimit dhe të filloni të mbyllni hendekun ekonomik të rajonit me BE”, tha ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result