Në Shqipëri sot nis vaksinimi i mësuesve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e së premtes mbërritën në Shqipëri 38.400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, me të cilat do të fillojë menjëherë vaksinimi mësuesve e pedagogëve.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku mbërritën vaksinat “AstraZeneca”.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se prej sot do të nisin vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve, duke i kthyer shkollat në pika vaksinimi, në një pjesë të konsiderueshme të të gjithë vendit.

Rama paralajmëroi edhe ardhjen e dozave të tjera të vaksinave anti-COVID.

“Së shpejti do të vijë një sasi më e konsiderueshme. Me kompaninë ‘Astrazeneca’ do të vijnë edhe rreth 60 mijë doza që do të jenë këtu në muajin prill dhe po ashtu me ‘Pfizer’ kemi 30 mijë doza të tjera që vijnë gjithashtu në prill”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “ideja është të kemi një vaksinim të gjerë për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektimeve duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik”.

Shqipëria është ofruar të vaksinojë mjekët kosovarë përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve në Kukës, por mbetet për t’u parë se si do të realizohet.

Share This Article