Tërmet në Maqedoni, dridhjet ndihen në Kosovë e Shqipëri

albnews
By
0 Min Read

Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë Rihter, me epiqendër në afërsi të Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, është regjistruar të premten në mbrëmje.

Siç raportojnë faqet e specializuara për matjen e lëkundjeve të tokës, tërmeti është përcjellë me disa lëkundje më të lehta.

S’raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Dridhjet janë ndier edhe në Kosovë e Shqipëri.

Image
Share This Article