Pjesëmarrësit në ceremoni protestuan kundër ndërhyrjes së policisë me sloganet “Turp” dhe “Shkoni arrestoni njeriun tuaj”
Londër
Policia në Londër ka ndërhyrë ndaj ceremonisë përkujtimore për Sarah Everard, e cila u vra nga një polic në Britani të Madhe.
Sarah Everard, 33-vjeçarja e cila u zhduk natën e 3 marsit në Londër teksa shkonte në shtëpinë e saj dhe trupi i së cilës u gjet disa ditë më pas, u përkujtua në një park në zonën Clapton Junction të Londrës, vendi ku ajo u pa për herë të fundit.
Policia duke treguar si arsyetim kufizimet për koronavirusin e ri (COVID-19) kërkoi shpërndarjen e pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore.
Qindra persona, shumica e të cilave femra reaguan ndaj policisë e cila u përpoq të pengojë fjalimet. Pjesëmarrësit në ceremoni protestuan kundër ndërhyrjes së policisë me sloganet “Turp” dhe “Shkoni arrestoni njeriun tuaj”.
Në ngjarje u shënuan përleshje pasi policia filloi të përdor forcën ku si pasojë u arrestuan 4 gra.
Ngjarja
Everard u zhduk natën e 3 marsit teksa shkonte në shtëpinë e saj pasi doli nga shtëpia e shoqes së saj. Trupi i gjetur në një rajon pranë Londrës u përcaktua se i përkiste asaj.
Lidhur me ngjarjen e rrëmbimit dhe vrasjes u dha masa e arrestit nga gjykata më 13 mars për policin Wayne Couzens.
Vrasja e Everard ka bërë që të fillojnë diskutimet se sa të sigurta janë rrugët në vend dhe që gratë të shprehin në median sociale frikën e tyre dhe ato që kanë përjetuar.
Disa përdorues kanë thënë se nuk e ndiejnë veten të sigurt në rrugë gjatë orëve të mbrëmjes dhe se kanë frikë të hipin edhe në taksi, ku disa kanë shkruar se kur hipin në taksi ose kur përdorin aplikacionet në internet si Uber, fotografojnë targat e mjeteve dhe ua dërgojnë shoqeve, familjarëve ose ndajnë lokacionin e pozicionit aktual.
Ndërkohë opozita duke tërhequr vëmendjen se në vitin e fundit janë vrarë 118 gra, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa më të ashpra.