ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 9 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 9 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Reagon AstraZeneca: Nuk ka prova që vaksina e saj shkakton mpiksje gjaku

albnews by albnews
15 March, 2021
in Bota
0
Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompania AstraZeneca thotë se nga analiza e të dhënave nuk ka gjetur prova se vaksina e saj kundër koronavirusit shkakton mpiksje gjaku.

Këto përfundime dolën ndërsa Irlanda dhe Hollanda iu bashkuan një liste në rritje vendesh që po pezullojnë përdorimin e kësaj vaksine.

RelatedPosts

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Alarmi i ngritur nga Britania dhe Gjermania, si po i kërcënon Rusia satelitët e tyre

“Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të sigurisë nuk ka nxjerrë prova të një rreziku në rritje të embolizmit pulmonar, trombozës së thellë të venave ose trombocitopenisë, në asnjë grupmoshë, gjini, grupim apo vend të veçantë,” tha kompania të dielën.

Rezultatet e analizës, që përfshiu mbi 17 milion njerëz të cilët kishin marrë vaksinën në Britani dhe Bashkimin Evropian, dolën ndërsa Irlanda dhe Hollanda u bashkuan me Danimarkën, Norvegjinë dhe Islandën duke pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të problemeve me mpiksjene e gjakut.

Austria ndaloi së përdoruri vaksinën javën e kaluar ndërsa po heton një vdekje të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

Dr. Ronan Glynn, zëvendës zyrtari më i lartë mjekësor i Irlandës, tha të dielën se megjithëse nuk kishte asnjë lidhje përfundimtare midis vaksinës dhe incidenteve të mpiksjes së gjakut, ai do të rekomandonte pezullimin e përdorimit të saj si masë paraprake.

Rekomandimi i tij pasoi njoftimet se në Norvegji kishte pasur katër raste të mpiksjes së gjakut tek të rriturit e vaksinuar me AstraZeneca-n.

Përveç vetë kompanisë, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka asnjë tregues që rastet e mpiksjes ishin të lidhura me vaksinën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result