Vdes gazetari që investigonte rastet korruptive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vadim Komarov, gazetar investigues ukrainas, i njohur për hetimet e tij kundër korrupsionit, vdiq në spitalin e qytetit Cerkasy, gjashtë javë pasi u sulmua nga një i panjohur.

Presidenti i Bashkimit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Serghiy Tomilenko, njoftoi se gazetari vdiq nga plagët e marra pas sulmit të 4 majit.

“E vetmja arsye e sulmit dhe e vrasjes janë aktiviteti profesional i Vadim Komarovit”, shpjegoi Tomilenko.

‘’Komarov ishte një personazh i papërshtatshëm për shumë politikanë lokalë. Ai bënte pyetje të pakëndshme rreth korrupsionit dhe prekte tema që kishin ndikim të madh”, përfundoi ai.

Share This Article