Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar aktorët e njohur vlonjatë, Bujar Asqeriun dhe parodisët e Vlorës.
Në bisedën që patën me kryetarin Basha, ata ngritën problemet e ndryshme që e kanë zënë vendin, në çdo fushë të tij.
“Po ndjekim me shume vëmendje gjithë këtë fushatë që duhet të kthehet në një festë të madhe për popullin shqiptar. Të gjithë në votime duhet të venë me kënaqësinë, me vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Shqiptarët duhet të vendosin fatin e tyre dhe duhet të zgjedhin midis sundimtarit dhe shpërblestarit. Në Shqipëri duhet të jetë populli Zot i detit, i ajrit dhe i tokës dhe askush tjetër”, tha aktori Bujar Asqeriu.
Ndërsa parodisti i Vlorës, Mane Lumani tha se, ka 9 vjet që ka dalë në pension, merr një pension minimal dhe nuk e kanë vlerësuar për një pension të veçantë me kontributin e tij që ka një jetë tërë.
Parodisti tjetër i Vlorës Afrim Agalliu u shpreh se, “një gjё tjetër, përveçse asaj kategorie njerëzish qё duhet tё shikohen me përparësi, duhet tё jenë edhe pensionistët. Sepse nuk ёshtё thjesht pensioni i Manes, flasim pёr njё kategori njerëzish tё cilët kanё dhёnё kontributin kanё dhёnё jetën, kanё dhёnё shpirtin e tyre”.
Duke theksuar nevojën për ndryshim që duhet më 25 prill, Basha tha se, 8 vitet e fundit janë një ngecje e Shqipërisë në të gjitha fushat e saj.
Ai u zotua se qeveria e ardhme, si fillim do të punojë që të sjell normalitetin vendit dhe me vënien në zbatim të programeve të Partisë Demokratike do t’i vij në ndihmë çdo shtrese të shoqërisë.
“Është e tmerrshme që ne nuk gjejmë, nuk kanë gjetur kohën se paratë janë dhe respektin për artistët. Paratë janë, por paratë i çojnë atje ku u do qejfi atyre, tek xhepat e tyre edhe xhepat e ortakëve të tyre. Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Fillimisht do të kemi për artin dhe kulturën aktual dhe për artistët që i kanë dhënë jetën artit dhe kulturës të njëjtin trajtim që kanë artistët nё rajon. Nuk ka artist nё rajon qё tё jetë nёpёrkёmbur, përdhosur”, tha Basha.
“Duke hequr duart nga drejtësia, duke bёrё reformën nё drejtësi dhe jo reformë fallco, duke mundësuar gjyqtarëve dhe prokurove jo vetёm t’i mbrojnë, por t’i çojnë para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe njerëzit qё kanё futur duart nga xhepat e shqiptarëve. Pa luftuar korrupsionin Shqipёria nuk bën dot përpara dhe pёr kёtё do tё keni vullnetin tim tё hekurt”, theksoi Basha.
Prandaj, nënvizoi kreu i PD, “25 prilli ёshtё njё garanci mё shumë sepse duke votuar pёr ndryshimin do tё votoni qё tё çlirohet Shqipёria nga kapja politike do tё votoni qё gjyqtarët dhe prokurorët tё bёjnё punën pёr tё cilën janё betuar para Kushtetutёs”.