Princi Philip është larguar nga një spital i Londrës pasi ishte trajtuar për një infeksion
Princi Britanik Philip u largua nga një spital në Londër pasi u trajtua për një infeksion dhe iu nënshtrua një procedure në zemër.
Philip, 99-vjeç, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, ishte shtruar në spital që kur u pranua në Spitalin privat të Mbretit Edward VII në Londër më 16 shkurt, ku u trajtua për një infeksion.
Ai më vonë u transferua në një spital të specializuar të kujdesit kardiak, ”St. Bartholomew”, ku qëndroi për një kohë të shkurtër, para se të kthehej në “King Edward VII”.
Fotoreporterët që qëndronin para derës së spitalit privat kapën largimin e tij. Pallati Buckingham ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje.
Sëmundja e princit Fhilip nuk besohet të ketë lidhje me koronavirusin e ri(COVID-19). Të dy, Philip dhe Elizabeth morën vaksinat kundër COVID-19 në janar dhe zgjodhën ta publikojnë ngjarjen për të inkurajuar të tjerët që të marrin vaksinën.