Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripostuar foton e kryeministrit Edi Rama, ku ai pyet veten nëse duhet të ikë dhe më pas përgjigjet po vetë se jo, pasi nuk ka mbaruar punë akoma.
Kryedemokrati ka zgjedhur një përshkrim ndryshe duke ironizuar ilustrimin e tij.
Në foton e publikuar nga kreu i PD-së, Rama pyet veten për kë do votojë më 25 Prill dhe përgjigja që merr është: Basha.
‘’Faleminderit për suportin’’, ka shkruar Basha krahas fotos duke sjellë shumë reagime në rrjet.
