Ish-nxënësi i Gjimnazit “Hasan Nahi” pranohet në Harvard

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajm i bukur për Kosovën, ish-Nxënësi nga Gjimnazi “Hasan Nahi” pranohet në Universitetin Harvard të SHBA-së.

I diplomuari nga Gjimnazi Hasan Nahi, Blerim Jashari, është pranuar për të studiuar në programin master në njërin ndër universitetet më të mira në botë, Harvard University në SHBA.

Gjatë vitit akademik 2021 – 2022 Blerimi do t’i ndjekë studimet në programin Master në Shkencën e Edukimit, Inovacionit dhe Teknologjisë (Master in Science of Education, Innovation and Technology).

Suksesi i tij është meritë e përkushtimit të tij dhe angazhimit të prindërve të tij dhe të gjithë mësimdhënësve të shkollës që e mbështetën për të arritur këto rezultate.

Gjimnazi “Hasan Nahi” i uron Blerimit suksese të mëtutjeshme në rrugën e edukimit dhe dijes.

Share This Article