Gjermania përballë një rritjeje eksponenciale të infektimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania është përballur me një rritje eksponenciale të infektimeve me COVID-19, lidhur veçanërisht me përhapjen e variantit britanik, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Institutit Shëndetësor Robert Koch (RKI).

“Është shumë e mundur që ne të kemi Pashkë në një situatë të ngjashme me atë që patëm para Krishtlindjeve, me një numër shumë të lartë të rasteve, shumë raste të rënda dhe të vdekur dhe spitale të mbingarkuara”, theksoi në një komferencë shtypi Lars Schaade.

“Ne jemi në valën e tretë të pandemisë, shifrat janë në rritje, përqindja e varianteve është e lartë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 17 000 raste të raportuara zyrtarisht në 24 orë, rreth 5 000 më shumë se një javë më parë.

Shkalla e incidencës arriti sot në 95,6 nga 90 të enjten, shumë pranë vlerës 100 që supozohet të shkaktojë kufizime të reja.

Kancelarja gjermane dhe drejtuesit e 16 landeve do të mblidhen për të vendosur për mbyllje të reja të mundshme ndërkohë që vendi që prej fillimit të marsit ka vendosur disa lehtësime.

Share This Article