Ish-ambasadori mesazh për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Ish-ambasadori John L. Withers, II, me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ka kujtuar një shprehje të dashur për shqiptarët.

“Një shprehje shqiptare thotë se ‘dielli askund nuk ngroh më shumë sesa në vendlindje’. Por gjatë kohës sime me ju, dielli shqiptar gjithnjë shkëlqeu fort!”, shkroi në urimin e tij, ish-ambasadori Withers.

Withers, paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 25 gusht të vitit 2007, ndërkohë që ishte ambasadori i shtatë i SHBA në Shqipëri.

Share This Article