Danimarka raporton dy raste të mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë cerebrale

albnews
By
1 Min Read

Danimarka të shtunën raportoi dy raste të stafit shëndetësor me mpiksje të gjakut dhe hemorragjisë cerebrale pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.

Autoritetet në rajonin e kryeqytetit Kopenhagë, të cilat janë përgjegjëse për sistemin shëndetësor në atë pjesë, thanë se njëri nga anëtarët e stafit spitalor ka vdekur, ndërsa të dy e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më pak se 14 ditë para se të sëmureshin.

Agjencia Daneze e Ilaçeve konfirmoi se ka pranuar dy raporte serioze, pa dhënë hollësi të tjera rreth tyre.

Ndryshe, disa shtete evropiane ditë më parë e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine kundër Covid-19 për shkak të shqetësimeve rreth rasteve me mpiksje të gjakut.

Sidoqoftë, Gjermania, Franca, Italia dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e saj të premten pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve doli me vlerësim pozitiv, duke thënë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se të mirat e saj ua marrin anën efekteve negative.

Share This Article