Polonia hap spitale shtesë për urgjence

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria polake njoftoi sot hapjen në vijim të spitaleve shtesë të urgjencës për përballimin e përshpejtimit shumë të madh të rasteve COVID-19.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, fajësoi variantin britanik për hovin e rasteve, duke thënë se “varianti më ngjitës i COVID-19 ishte përgjegjës për rreth 60 deri në 80 % të të gjitha rasteve të reja”.

Në planin afatgjatë, numri i shtretërve spitalorë për pacientët COVID-19 pritet të dyfishohet, sipas qeverisë.

Për momentin, autoritetet thonë se më shumë se 23 000 pacientë Covid po trajtohen në spital.

Prej tyre, më shumë se 2 300 kanë nevojë për ventilator.

Masat më të ashpra antiCOVID-19 hynë në fuqi sot në vend.

Share This Article