Kiana Kryeziu ka hyrë në historinë e skitarisë së Kosovës, duke u bërë skitarja e parë që fiton medalje në një garë ndërkombëtare.
Kiana është bërë femra e parë që ka fituar medalje në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, raporton Gazeta Express.
Kryeziu e fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e junioreve, e cila u mbajt sot në Kollashin të Malit të Zi.
Ajo përfundoi me kohë 2:12.46 minuta.

Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.
Bashkë me to ishte edhe kosovarja tjetër Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.
Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore gjatë tërë vitit 2021.
