Bashkimi Evropian ka vendosur të bllokojë eksportin e vaksinës “AstraZeneca”, sipas raporteve, transmeton Independent.
Zyrtarë të lartë i thanë agjencisë së lajmeve Bloomberg se çdo kërkesë për doza të prodhuara në Evropë do të shqyrtohej “shumë ashpër” derisa kompania me bazë në Britani të përmbushë kontratën e saj me bllokun evropian.
Çdo vaksinë dhe përbërës i prodhuar në fabrikat evropiane “tani për tani do të rezervohet për dërgesat lokale”, shtoi burimi.
Komentet u bënë përpara një takimi të udhëheqësve të BE-së për të diskutuar një ndalim të mundshëm të eksportit të enjten.
Kjo vjen pasi ministri i Mbrojtjes në Britani, Ben Wallace, ka thënë se çdo përpjekje për të bllokuar eksportet e vaksinave COVID-19 në Britani do të ishte “kundërproduktive”.