ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 49 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 52 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 55 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 57 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Programi i Qeverisë Kurti 2

albnews by albnews
22 March, 2021
in Kosova
0
Programi i Qeverisë Kurti 2
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I mandatuari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zgjidhet kryeministër.

Ai në fjalën e tij renditi prioritetet dhe planet e Qeverisë së tij. Në fillim të fjalimit, ai përmendi se “Jemi mbledhur këtu për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet që ishin porsi një referendum”.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

Ai fillimisht paralajmëroi se Qeveria e tij në ditët e para të punës do të marr masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Brenda vitit synojmë imunizimin e popullsisë”, tha Kurti, duke u shprehur se do të synojnë që t’i sigurojnë vaksinat shpejt.

Ai tha se arsimi, ekonomia e shëndetësia kanë nevojë për reformë, ndërsa përmendi edhe situatën e rëndë që e ka shkaktuar pandemia.

“Viti që lam pas ka peshuar e rënduar më shumë te ata që janë më të dobët”, tha Kurti, duke shtuar se “e kuptoj dhe e di se sa e vështirë është situata për qytetarët e vendit”. Ai tha se sot fillon rruga në të cilën ata do ta synojnë barazinë dhe drejtësinë për të gjithë.

“Do të fillojmë me drejtësi. Procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku është ndaluar”, tha Kurti, duke theksuar këtë si prioritet me rëndësi. Ai shtoi se prokurorët dhe gjykatësit do t’i nënshtrohen vlerësimit “për t’u siguruar se qytetarët kanë institucione të paanshme të drejtësisë”.

Ai u zotua edhe për reformimin e sistemit shëndetësor. “Do të kërkojmë profesionalizëm dhe integritet nga mjekët”, tha Kurti, duke premtuar krijimin e një fondi për sigurime shëndetësore.

“Askush s’duhet të falimentojë, vetëm sepse është sëmurë”, tha ai.

Ai premtoi edhe reforma në Polici, duke premtuar garantimin e pensionimit të parakohshëm të policëve. Ata që zgjedhin ta bëjnë këtë, tha Kurti, do të zëvendësohen nga zyrtarë të rinj të Policisë.

“Forcimi i integritetit në Policinë e Kosovës do të jetë prioritet i yni”, tha Kurti, duke premtuar vetting edhe në këtë institucion të sigurisë.

Ai po ashtu paralajmëroi edhe padi ndaj krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se me Serbinë s’do ta bëjnë asnjë kompromis tjetër, duke përmendur paraprakish pakon e Martti Ahtisaarit.

Si prioritet në dialogun me Serbinë përmendi zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result