Në Kampionatin Shtetëror të Karatesë për senior – 2021, garuesja juniore e Klubit “Sharri’ nga Ferizaj, Rona Emerllahu, është shpallur e treta në Kate.
Rona shprehet e lumtur për suksesin që ka arritur, ndërsa ka shpjeguar për Albuk Tv se është ndjerë e nderuar që edhe pse me moshë është junior, i është dhënë mundësia të marrë pjesë në garat e seniorëve, duke arritur të radhitet e treta.
Ajo po ashtu ka premtuar se do të vazhdojë të punojë që qytetit të saj, t’i dërgojë edhe shumë medalje tjera.