Ish-kampionia e botës në snoubord, francezja Julie Pomagalski, ka humbur jetën në një ortek në Zvicër, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Francës
Pomagalski 40-vjeçare ishte duke skijuar jashtë pistës me një grup prej katër personave në kantonin Uri kur është goditur nga orteku.
Edhe një snoubordist tjetër ka vdekur në ortekun.
Pomagalski si tinejxhere ishte bërë kampione në snoubord në vitin 1999.