Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka folur pas fitores minimale ndaj Andorrës, në kuadër të Botëror ”Katari 2022”.
Kumbulla beson se kjo fitore do ta ndihmojë Shqipërinë për ndeshjen e ardhshme kundër Anglisë në Tiranë.
“Besoj se Andorra ishte një ekip agresiv që u fokusua kryesisht në mbrojtje dhe mundohej të mbrohej. Përkundër kësaj, ne patëm raste të shumta por që na mungoi fati. Arritëm ta fitojmë ndeshjen dhe të bëhemi gati për Anglinë. Është dashur të tregohemi më efikas para portës dhe shpresoj që të përmirësohemi për ndeshjet tjera, që gjithashtu janë të rëndësishme për ne”, u shpreh ai.