Kompania ”Tesla” e miliarderit Elon Musk ka shkelur vazhdimisht ligjet e punës, duke përfshirë edhe një tuit antisindikale nga shefi i kompanisë Elon Musk, sipas një autoriteti amerikan.
Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës (NLRB) theksoi në një vendim të botuar se ”pushimi nga puna i një punonjësi që kishte bërë fushatë për të formuar një sindikatë ishte i paligjshëm”.
”Tesla’ duhet të kompensojë njeriun për çdo humbje të të ardhurave dhe ta ripunësojë atë”, vendosi NLRB.
”Musk duhet të anulojë një tuit të vitit 2018. Musk kërcënoi në mënyrë të paligjshme punonjësit me humbjen e opsioneve të tyre të aksioneve nëse bashkohen në sindikata”, shtoi NLRB.
Ndërkohë nuk ka pasur reagime nga prodhuesi i makinave elektrike ”Tesla” dhe kompania ka mohuar të ketë pasur sjellje të keqe.