Aeroplani bartës i kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID-19 nga COVAX, ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Kosovë.
Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar.
Aty pritet të mbajnë fjalë rasti, kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë zyrtarë të huaj e vendorë.