Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 774 kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3.586 testime.
IKSHPK-ja thotë se janë shëruar 903 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 73.318. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 1.844 persona dhe janë infektuar 88.755.