Polici 91-vjeçar nuk e ka në plan të japë dorëheqje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Buckshot” Smith ka punuar si polic për më shumë se 56 vjet. Për dy muaj ai do të festojë ditëlindjen e tij të 92-të megjithatë ai nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

“Buckshot” Smith, nga qyteti i vogël i Camden, Arkansas, punoi si zëvendës-sherif për 46 vjet para se të dilte në pension. Tërheqja zgjati për vetëm për disa muaj pasi shumë shpejt i moshuari e kuptoi që i mungonte puna.

“Buckshot” Smith tha se e dashuron punën si oficer policie dhe kjo është ajo që e shtyu atë të bëhej pjesë e këtij profesioni në vitet 1960.

Oficeri është i dashur dhe i njohur në të gjithë qytetin. Të gjithë ndalojnë dhe flasin me të kur e shohin, thotë Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Dana Weatherby.

Në ditët kur nuk është në punë, Smith i pëlqen të marrë pjesë në shërbesat e kishës dhe të kalojë kohë me bashkëshorten e tij.

Share This Article