Mbretëresha britanike, Elizabeth II ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Monarkja bëri daljen e parë publike pas 5 muajsh teksa vizitoi Memorialin e Forcave Ajrore të Komonuelthit në Runnymede, Surrey, për të shënuar 100 vjetorin e Forcës Ajrore Mbretërore Australiane.
Ndërsa Pallati Buckingham nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht se monarkja ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit, një person i brendshëm është shprehur “është e qartë” që ajo është vaksinuar.
Mbretëresha dhe Filipi morën dozat e para në 9 Janar.
“Duke qenë se Mbretëresha ka vendosur të bëjë një paraqitje publike 12 javë pas njoftimit për marrjen e vaksinës së saj të parë është e qartë që ajo tashmë ka marrë të dytën. Ndihmeësit nuk do të donin ta vinin në rrezik.”, ka thënë burimi.