Kryedemokrati Lulzim Basha, ka kujtuar 12 vjetorin, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.
Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, të 12 viteve më parë, kreu i opozitës u bën thirrje qytetarëve që të votojnë atë në mënyrë që të anëtarësojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.