Bashkëpunëtorët e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë thënë të enjten se ai ka humbur 8 kilogram në burg ende pa filluar grevën e urisë.
Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të privimit të tij nga gjumi ndonëse shërbimi i burgut ka mbrojtur mënyrën e trajtimit të tij, shkruajnë mediat e huaja.
Navalny, një prej kritikëve kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin, ka nisur një grevë urie të mërkurën, në përpjekje për të detyruar burgun që t’i ofrojë kujdes mjekësor për siç ka thënë, dhimbjet e tij akute të shpinës dhe këmbëve.
Sipas njerëzve të afërt me Navalnyn, rojtarët e burgut po e zgjojnë atë gjatë natës çdo një orë dhe po ashtu kanë injoruar kërkesën e tij për trajtim mjekësor.
Avokatët e Nalavnyt e vizitojnë atë çdo muaj dhe po ashtu e ndihmojnë që të publikojë mesazhe në rrjetet sociale.
Navalny është dërguar një muaj më parë në një burg disa kilometra larg Moskës.