Taksat e larta për një vend qe i ka pagat e ulëta, janë shqetësimi kryesor që banorët e kryeqytetit i kanë shprehur Kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Gjatë një takimi në njësinë nr 2 dhe 4 Mediu i cili kandidon me nr 7 në listën e Tiranës ju tha qytetarëve se 25 prilli është një moment reflektimi ku secili duhet të vendos për të ardhmen e tij.
“Shqipëria ka një regjim të korruptuar, një regjim kriminal i cili ka në krye Edi Ramën që është mbivendosur mbi jetën, lirin dhe të ardhmen tonë. Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar lumturinë, për të ndërtuar mirëqenien ne na i ka falë Zoti dhe nuk mund ti lëmë peng as Edi Ramës dhe të asnjë politikani tjetër”.
Mediu i beri thirrje qytetareve qe te bashkohen dhe te mbështesin programin e opozitës pasi sipas tij vetëm kjo rrugë garanton zhvillimin.
“Le të shkojmë në datën 25 Prill të gjithë të bashkuar, që urrejtjen, përbuzjen, varfërinë, përçarjen, fjalën e keqe, që zotëron sot nga mëngjesi deri në darkë tek Edi Rama, ta zëvendësojmë me respektin, dashurinë, mirëkuptimin, dinjitetin dhe punën.”
Kryetari i republikaneve theksoi se pas 25 prillit do te ketë një qeveri që do ti shërbej interesave të qytetarëve dhe integrimit të vendit.