Pas ardhjes së kontrollorëve turqdhe grekë, nis fluturimi i avionëve në Rinas

albnews
By
1 Min Read

Pas një bllokimi 48-orësh, mëngjesin e sotme është ngritur avioni i parë me pasagjerë nga aeroporti i Rinasit.

Shkak për bllokimin e aeroportit u bë ndalimi i punës i kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës në masën 70%.

Ndërkohë, pas sjelljes së kontrollorëve turq dhe grekë, duket se nga dita e sotme puna do të vazhdojë normalisht për ata që duan të të fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Evropian.

Fatlumët e parë kanë qenë pasagjerët e avionit me destinacion Bolonjën, si dhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.

Ditën e djeshme pasdite u operua vetëm me fluturime esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Po ashtu, ditën e djeshme përmes këtij aeroporti erdhën edhe 100 mijë vaksina kineze anti-covid.

Ndërkohë, policia ka arrestuar deri më tani 3 kontrollorë të trafikut ajëror në Rinas, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, si personat më aktivë në shkaktimin e bllokimit.

Share This Article