Shefi i mbrojtjes turke, Akar, vizitë zyrtare në Britani

albnews
By
1 Min Read

Ministri britanik i Mbrojtjes Wallace e mirëpriti shefin e mbrojtjes turke në ndërtesën e Gardës së Kalorësisë në Londër

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, realizoi vizitë në Britani me ftesë të homologut të tij Ben Wallace, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri britanik i Mbrojtjes Wallace e mirëpriti shefin e mbrojtjes turke në ndërtesën e Gardës së Kalorësisë në Londër.

Pas ceremonisë së pritjes, dy ministrat vazhduan drejt Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë vizitës zyrtare raportohet se do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Share This Article