Ditën e sotme pas mbarimit të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror të Aeroportit të Rinasit, është paralajmëruar një grevë tjetër.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se disa ish-të përndjekur politikë do të nisin një grevë.
Mësohet se grëvën do e zhvillonin në në Godinën e Institutit të Ish- të Përndjekurve politikë përballë selisë së Kuvendit, por godina është e mbyllur. Nisja e grevës së urisë sipas ish-të përndjekurve lidhet me kërkesat e mëposhtme.
Kërkesat
-Shoqata Qëndresa e Rezistenca e të burgosurve Persekutuarve e Trashgimtarëve të Shqipërisë kërkon me anë të kësaj greve:
-Ndryshimin dhe përmirësimin e ligjit që përjashton persekuton e diskriminon qindra të burgosur politike. Përfshirja e letrave me vlerë me dëmshpërblim finance
-Kthimi i parave të mbajtura në faturën e dëmshpërblimit nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë.
-Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat e tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501.
-Njohja me projektligji dhe Vlerësim i punës së papaguar të të gjithë dënuarve dhe të persekutuarve politikë. Status të veçantë paketë ligjesh për pensione duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje.
-Financa të ligjeruara për sëmundje prefesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rëndë e me pasoja në miniera këneta.
-Vlerësimi i krimimeve të Komunizmit si krime kundra njerëzimit, në përputhje me praktika ndërkombëtare të shteteve ish-komuniste.
-Të gjykohen e të dënohen persekutorët e të përjashtohen nga të gjithë funksionet publike qëndrore dhe lokale.