Ish kryeministri britanik, David Cameron, është në qendër të një hetimi të paprecedent formal pasi Boris Johnson urdhëroi të shqyrtohej lobimi nga ish kryeministri në emër të kompanisë që kolapsoi Greensill Capitall.
Hetimi i pavarur do të ekzaminojë rolin e firmës në qeveri, financimin zinxhiror dhe komunikimet nga punëtorët, përfshirë edhe Cameronin, që i ishte bashkuar kompanisë si konsulent në vitin 2018, dy vjet pasi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Besohet që hetimi do të ketë lejen që të rekomandojë ndryshime në rregullat e lobimit, shkruan The Guardian.
Burime të qeverisë kanë theksuar që vendimi nuk ishte një sulm personal nga Boris Johnson për rivalin e tij të vjetër, por se publiku meritonte të dinte të vërtetën për skandalin.
Cameroni kishte thyer heshtjen e gjatë të dielën mbrëma me një deklaratë 1 mijë e 700 fjalëshe.
Ai tha se kishte reflektuar për sjelljen e tij dhe pranoi që duhej të kishte komunikuar “vetëm përmes kanaleve më formale” dhe që kishte pasur mësime të rëndësishëm që kishte nxjerrë.